Një skenë e pazakontë është filmuar në Paris më 17 tetor, gjatë protestave masive që u zhvilluan në kryeqytetin francez.
Në pamjet që po qarkullojnë, flakët shihen në sfond, ndërsa një burrë dhe një grua qëndrojnë të ulur dhe vazhdojnë të bisedojnë, duke përfunduar pijet e tyre sikur të mos po ndodhte asgjë përreth.

Qetësia e tyre, në kontrast me situatën e tensionuar në sfond, e bën videon veçanërisht tërheqëse.
Megjithatë, nga pamjet e publikuara nuk mund të përcaktohen rrethanat e sakta të zjarrit apo nëse dy personat ishin drejtpërdrejt të rrezikuar. /Telegrafi/





