Paraqitja e tij i mahniti tifozët në ‘Old Trafford’, Man Utd vihet pas yllit të Leeds United

Sport

Manchester United është mes tre klubeve të Ligës Premier që kanë shfaqur interes për një lojtar të Leeds United, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ‘Old Trafford’. ‘Djajtë e Kuq’ pësuan humbje 2-1 ndaj rivalëve të tyre të hënën mbrëma, duke pësuar disfatën e parë ndaj tyre pas 16 vitesh. Dy golat e Noah Okafor […]

Madhësia e shkronjave

Manchester United është mes tre klubeve të Ligës Premier që kanë shfaqur interes për një lojtar të Leeds United, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ pësuan humbje 2-1 ndaj rivalëve të tyre të hënën mbrëma, duke pësuar disfatën e parë ndaj tyre pas 16 vitesh. Dy golat e Noah Okafor i siguruan fitoren skuadrës së Daniel Farke ndaj një United që po luante ndeshjen e parë pas 23 ditësh pushim.

Pavarësisht humbjes, United mbetet në pozicion të mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, falë një diference prej shtatë pikësh ndaj Chelsea në vendin e gjashtë.

Klubi anglez pritet të investojë ndjeshëm në verë, ndërsa mesfusha konsiderohet prioritet. Casemiro ka njoftuar tashmë se do të largohet pas skadimit të kontratës, ndërsa Manuel Ugarte pritet gjithashtu të largohet pasi nuk është përshtatur plotësisht që prej transferimit të tij për rreth 49 milionë euro nga Paris Saint-Germain.

Sipas TEAMtalk, drejtuesit e Manchester United kanë ndjekur nga afër ndeshjen e fundit, ku mesfushori japonez Ao Tanaka ka tërhequr vëmendjen e tyre, së bashku me trajnerin Michael Carrick.

Tanaka e nisi për herë të parë si titullar në Ligën Premier që nga muaji janar dhe ishte shumë pranë golit, por u ndal nga një largim i topit mbi vijën fatale nga Lisandro Martínez.

Energjia e tij në mesfushë rezultoi problematike për Casemiron dhe Ugarte, të cilët u dukën të lodhur dhe pa ritëm gjatë ndeshjes.

Mesfushori i kombëtares së Japonisë është i hapur për një largim nga Leeds në fund të sezonit dhe mund të jetë një blerje relativisht e lirë për Manchester United.

Një shumë prej rreth 17 milionë eurosh përmendet si pikënisje, që do të sillte ende fitim për Leeds, i cili e kishte blerë lojtarin nga Fortuna Dusseldorf për rreth 3.4 milionë euro në vitin 2024./Telegrafi/