Papa voton në zgjedhjet amerikane, hera e parë në historinë e papatit

Bota

Papa Leo XIV ka votuar përmes postës në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Vatikani. Ky konsiderohet rasti i parë i njohur kur një Papë merr pjesë në një proces zgjedhor politik. Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se Papa, i lindur në Chicago, ka ushtruar të drejtën e tij të votës […]

Madhësia e shkronjave

Papa Leo XIV ka votuar përmes postës në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Vatikani.

Ky konsiderohet rasti i parë i njohur kur një Papë merr pjesë në një proces zgjedhor politik.

Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se Papa, i lindur në Chicago, ka ushtruar të drejtën e tij të votës si shtetas amerikan.

Ai gjithashtu ka votuar gjatë viteve të qëndrimit në Peru, sa herë që ka pasur të drejtë ligjore për ta bërë këtë.

Në deklaratë, Vatikani theksoi se Papa beson se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrim i qytetarëve.

Ndryshe, zgjedhjet afatmesme amerikane, të planifikuara për 3 nëntor, do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vitet e fundit të mandatit të presidentit Donald Trump. /Telegrafi/

Komentet