Pagani i ri ofron luks mbretëror dhe mund të “fluturojë”

Teknologji

Pagani, prej dekadash i njohur si një nga prodhuesit më ekskluzivë të hiperautomobilave në botë. Kjo falë modeleve si Zonda dhe Huayra, sot nuk merret vetëm me makina, por edhe me dizajnin e ambienteve luksoze për avionë privatë dhe helikopterë. Në një ngjarje të fundit, përveç avionëve luksozë, është prezantuar edhe Pagani Huayra R, një […]

Madhësia e shkronjave

Pagani, prej dekadash i njohur si një nga prodhuesit më ekskluzivë të hiperautomobilave në botë.

Kjo falë modeleve si Zonda dhe Huayra, sot nuk merret vetëm me makina, por edhe me dizajnin e ambienteve luksoze për avionë privatë dhe helikopterë.

Në një ngjarje të fundit, përveç avionëve luksozë, është prezantuar edhe Pagani Huayra R, një model i dedikuar vetëm për pistë.

Nga kompania theksohet se, njësoj si avionët, edhe ky automjet ka aerodinamikën në qendër të zhvillimit dhe se “çdo linjë është formuar për të prerë ajrin”.

Pagani vazhdon të pozicionohet si një markë që kombinon luksin ekstrem me teknologjinë dhe dizajnin artizanal, duke shtrirë aktivitetin e saj përtej industrisë tradicionale të automobilave. /Telegrafi/