OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Nacionale

<div><div><img width="466" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824403-ovl-uck-takohet-me-spiropalin-kerkon-mobilizim-per-mbeshtetje-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ovl-uck-takohet-me-spiropalin,-kerkon-mobilizim-per-mbeshtetje-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="466" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824403-ovl-uck-takohet-me-spiropalin-kerkon-mobilizim-per-mbeshtetje-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ovl-uck-takohet-me-spiropalin,-kerkon-mobilizim-per-mbeshtetje-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage"></p>Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku e kanë njoftuar për angazhimet e OVL-UÇK lidhur me zhvillimet që ndërlidhen me Gjykata Speciale dhe për hapjen e peticionit qytetar në mbështetje të një procesi të drejtë për luftën çlirimtare.</div>

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku e kanë njoftuar për angazhimet e OVL-UÇK lidhur me zhvillimet që ndërlidhen me Gjykata Speciale dhe për hapjen e peticionit qytetar në mbështetje të një procesi të drejtë për luftën çlirimtare.
Veteranët theksuan rëndësinë që zëri i tyre dhe i qytetarëve të dëgjohet në fazën përfundimtare të procesit, ndërsa shprehën mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar në çështjet me rëndësi kombëtare.
“Aktivitetin e sotëm e përmbyllëm me një takim tejet të rëndësishëm me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Si përfaqësues të OVL UÇK-së, e njoftuam nga afër për angazhimin tonë në raport me zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale, si dhe për hapjen e peticionit tonë qytetar, i cili synon mobilizimin mbarëkombëtar në mbështetje të një procesi të drejtë dhe me standarde të barabarta për luftën tonë çlirimtare”.
“Theksuam rëndësinë që zëri i veteranëve dhe i qytetarëve të dëgjohet qartë në këtë fazë përfundimtare të procesit. Njëkohësisht, e falënderuam Ministren dhe shtetin shqiptar për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm që po japin në këtë aspekt, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të çështjeve me rëndësi kombëtare”, thuhet në njoftim.