Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu një pjesë të fabrikës së Comodita Home në Gjakovë.
Në reagimin e OEK-ut thuhet se ky incident përbën një humbje të madhe edhe për ekonominë e Gjakovës dhe të gjithë Kosovës.
“Duke pasur parasysh se Devolli Group është ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Kosovë dhe një nga shtyllat kryesore të sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë mbështetje institucionale dhe financiare, në mënyrë që kjo kompani të rikuperohet sa më shpejt dhe të vazhdojë aktivitetin e saj afarist”, tha OEK.
Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se qëndron pranë kompanisë Comodita dhe Devolli Group, duke shprehur mbështetje të plotë në përpjekjet për rikuperim dhe vazhdim të aktivitetit të tyre afarist.
“OEK është e bindur se kjo kompani do ta tejkalojë këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të kontribuojë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në shkrimin e OEK-ut.
OEK për zjarrin në një depo të Comoditas: Humbje e madhe për ekonominë e Gjakovës dhe të Kosovës
<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812774-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="OEK për zjarrin në një depo të Comoditas: Humbje e madhe për ekonominë e Gjakovës dhe të Kosovës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812774-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="OEK për zjarrin në një depo të Comoditas: Humbje e madhe për ekonominë e Gjakovës dhe të Kosovës"></p>Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu një pjesë të fabrikës së Comodita Home në Gjakovë. Në reagimin e OEK-ut thuhet se ky incident përbën një humbje të madhe edhe për ekonominë e Gjakovës dhe të gjithë Kosovës. “Duke pasur parasysh se Devolli Group është ndër taksapaguesit më të mëdhenj</div>






