​Një shtetas gjerman ther me thikë dy policë shqiptarë në Malësi të Madhe

Nacionale

Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme janë plagosur me thikë sot nga një shtetas gjerman, gjatë një ndërhyrjeje policore në Pjetroshan, Malësi e Madhe. Policia bëri të ditur se rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27-vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit […]

Madhësia e shkronjave

Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme janë plagosur me thikë sot nga një shtetas gjerman, gjatë një ndërhyrjeje policore në Pjetroshan, Malësi e Madhe.

Policia bëri të ditur se rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27-vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47-vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ATSH

Komentet