Ndahet nga jeta Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Nacionale

Është ndarë nga jeta Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, duke vlerësuar kontributin profesional dhe bashkëpunimin e tij […]

Madhësia e shkronjave

Është ndarë nga jeta Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, duke vlerësuar kontributin profesional dhe bashkëpunimin e tij me komunitetin farmaceutik.

Në njoftimin e saj, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka thënë se ndarja nga jeta e Kurtit përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor.

“Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor, të cilit i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet”, thuhet në njoftim.

Oda ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe mbështetjen ndaj sektorit farmaceutik.

“Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë”, thuhet më tej në reagim.

Komentet