Një moment që nuk u pa në ndeshjen Argjentinë – Egjipt: Messi u afrua të qetësonte trajnerin, por mori një reagim të ashpër

Sport

Lionel Messi u përfshi në një incident të tensionuar në minutat shtesë të fitores dramatike 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026. Kapiteni argjentinas kishte qenë një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes së madhe, pasi Argjentina arriti të rikuperonte disavantazhin prej dy golash dhe të siguronte […]

Madhësia e shkronjave

Lionel Messi u përfshi në një incident të tensionuar në minutat shtesë të fitores dramatike 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.

Kapiteni argjentinas kishte qenë një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes së madhe, pasi Argjentina arriti të rikuperonte disavantazhin prej dy golash dhe të siguronte kualifikimin në çerekfinale.

Megjithatë, në fund të takimit atmosfera u tensionua, trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, bëri gjestin ndërkombëtar kundër racizmit, duke lënë të kuptohej se ai ose një anëtar i stafit të tij ishte fyer në baza racore nga pala argjentinase.

Situata u përshkallëzua menjëherë, ndërsa Messi iu afrua trajnerit egjiptian në përpjekje për ta qetësuar dhe për të shmangur përplasjen.

Megjithatë, Hassan reagoi me zemërim dhe vazhdoi t’i drejtohej me fjalë të ashpra yllit argjentinas.

Pasi kuptoi se nuk mund ta qetësonte situatën, Messi u largua, por një nga ndihmësit e trajnerit të Egjiptit vazhdoi ta ofendonte atë ndërsa një zyrtar u ndëshkua më pas me karton të kuq nga gjyqtari.

Në fund, Argjentina e ruajti epërsinë dhe siguroi fitoren 3-2, duke prerë biletën për në çerekfinale, ku do të përballet me Zvicrën. /Telegrafi/