Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, Liqeni i Prespës të vendoset në listën e UNESCO-s

Rajon

Liqeni i Prespës mund të propozohet për t’u regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Iniciativa u nis nga Greqia në vitin 2014, kur liqeni u vendos në listën tentative të UNESCO-s. Tani, Athina propozon që kandidatura të jetë e përbashkët me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Javën e ardhshme, në komunën greke të […]

Madhësia e shkronjave

Liqeni i Prespës mund të propozohet për t’u regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Iniciativa u nis nga Greqia në vitin 2014, kur liqeni u vendos në listën tentative të UNESCO-s.

Tani, Athina propozon që kandidatura të jetë e përbashkët me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Javën e ardhshme, në komunën greke të Prespës, do të mbahet takim i ministrave të Kulturës të të tre vendeve.

Në takim do të marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas.Qëllimi është të përcaktohen hapat e ardhshëm për përgatitjen e kandidaturës së përbashkët. Nga BE-ja paralajmërojnë mbështetje politike, por edhe financim të studimeve fillestare.

Iniciativa ka për qëllim mbrojtje dhe promovim më të mirë të pasurisë natyrore dhe kulturore të Prespës.Priten edhe mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, turizëm më cilësor dhe perspektiva të reja për komunitetet lokale.

Nëse procedura vazhdon me sukses, Prespa mund të bëhet një shembull i ri i bashkëpunimit ndërkufitar mes tre vendeve fqinje./TV21