Raporti mes Nichit dhe Antoneta Kocit duket se po kalon momente të vështira, pasi xhelozia e banorit ndaj saj është bërë gjithnjë e më e dukshme.
Tensionet mes tyre u shtuan gjatë festës së mbajtur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brotherit, kur Antoneta u shoqërua duke kërcyer me disa prej banorëve meshkuj.
Ky veprim duket se e ka irrituar Nichin, i cili reagoi me tone të ashpra, duke iu drejtuar asaj dhe djemve me fjalët: “Hajdeni, puthnja këmbët”.

– YouTube www.youtube.com
Pas debatit, Nichi tentoi të sqarohej me Antonetën në dhomën e gjumit, ku i shprehu hapur pakënaqësinë për sjelljen e saj.
Ai tha se, pasi kishte kapërcyer hezitimin fillestar për shkak të diferencës në moshë, kishte pasur dëshirë ta bënte për vete.
Megjithatë, sipas tij, sjellja e fundit e Antonetës ka ndryshuar mënyrën se si e sheh atë.
“Ke shku prej njeriut ma të dashur te ma i urryer. Të shoh njëjtë si Likun e Akilin”, i tha ai.
– YouTube www.youtube.com
Nga ana tjetër, Antoneta nuk reagoi ndaj fjalëve të tij dhe vazhdoi të qëndronte e shtrirë, pa e vazhduar diskutimin.
Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë përfundimisht në raportin mes dy banorëve, apo nëse ata do të arrijnë t’i sqarojnë keqkuptimet në ditët në vijim. /Telegrafi/





