Nenad Çanak: Ratko Mlladiqi nuk ishte hero, Ushtria e Bosnjës ishte afër marrjes së Banja Lukës

Bota

Ish-lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka folur për lidhur me vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq dhe mënyrën se si po trajtohet figura e tij në Serbi, shkruan Telegrafi. Çanak tha se është e rëndësishme që Mlladiq të cilësohet si kriminel i dënuar i luftës, duke e përshkruar […]

Madhësia e shkronjave

Ish-lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka folur për lidhur me vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq dhe mënyrën se si po trajtohet figura e tij në Serbi, shkruan Telegrafi.

Çanak tha se është e rëndësishme që Mlladiq të cilësohet si kriminel i dënuar i luftës, duke e përshkruar atë si një njeri që kishte shkelur betimin dhe nderin e tij si oficer. Ai kundërshtoi fuqishëm paraqitjen e Mlladiqit si hero, ka thënë ai për Klix.ba

Sipas Çanakut, kur Ushtria e Republikës së Bosnjë-Hercegovinës iu afrua rreth 40 kilometra Banja Lukës, udhëheqja serbe nuk po përgatitej për mbrojtje.

“Kur Ushtria e RBiH-së arriti 40 kilometra nga Banja Luka, askush nuk po përgatitej për mbrojtje, të gjithë i kishin bërë valixhet”, deklaroi Çanak.

Ai pretendoi se ndërhyrja amerikane kishte qenë vendimtare që Republika Serbe të vazhdonte të ekzistonte.

Duke folur për paralajmërimet për një funeral shtetëror për Mlladiqin në Serbi, Çanak tha se autoritetet në Beograd, sipas tij, janë tërhequr pas reagimeve ndërkombëtare dhe mesazhit se një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk mund të glorifikojë kriminelët e dënuar të luftës./Telergafi/.