Qytetarët e Kosovës nesër do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Një proces i tillë sot ka përfunduar në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës ku kanë ushtruar të drejtën e tyre mërgimtarët.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi është përmbyllur në 25 përfaqësitë diplomatike në shtetet, si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkaq, në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në ShBA dhe Kanada.
Kryesuesi i KQZ-së, Krehsnik Radoniqi njoftoi se gjatë ditës së votimit jashtë vendit, KQZ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë.
“Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues”, deklaroi ai
Sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por gjatë ditëve në vazhdim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë.
Në përfaqësi diplomatike votuan 15 mijë e 597 votues
<div><div><img width="640" height="407" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809778-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Në përfaqësi diplomatike votuan 15 mijë e 597 votues" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="900" height="572" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809778-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Në përfaqësi diplomatike votuan 15 mijë e 597 votues" loading="lazy"></p>Qytetarët e Kosovës nesër do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Një proces i tillë sot ka përfunduar në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës ku kanë ushtruar të drejtën e tyre mërgimtarët. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi është përmbyllur në 25 përfaqësitë diplomatike në shtetet, si: Turqi</div>






