Pas ankesave të qytetarëve të pranuara përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, policia e trafikut ka ndaluar dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani private.
Sipas policisë, shoferët e autorizuar ishin të ngarkuar me transportimin e dheut, por nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve para hyrjes në rrugë të asfaltuar. Si pasojë, rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin Komogllavë, është ndotur në tri lokacione të ndryshme.
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 41, paragrafi 3, ndaj kompanive përgjegjëse është shqiptuar nga një gjobë në vlerë prej 1,000 euro për ndotje të ambientit.
Sipas ligjit, shoferëve u ndalohet hyrja nga rrugët dytësore të pashtruara në rrugë të asfaltuara pa larguar baltën apo materialet e tjera ndotëse nga rrotat e automjeteve.
Ndëshkohen dy kamionë transportues në Ferizaj për ndotje të rrugës
<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808032-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ndëshkohen dy kamionë transportues në Ferizaj për ndotje të rrugës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808032-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ndëshkohen dy kamionë transportues në Ferizaj për ndotje të rrugës" loading="lazy"></p>Pas ankesave të qytetarëve të pranuara përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, policia e trafikut ka ndaluar dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani private. Sipas policisë, shoferët e autorizuar ishin të ngarkuar me transportimin e dheut, por nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve</div>






