Kur një automjet është shumë i ngarkuar ose tërheq rimorkio, lëvizjet e shpeshta në pjerrësi shkaktojnë mbinxehje të friksioneve dhe konsumimin e tyre.
Klubet gjermane të automobilave (ADAC) theksojnë se ndërruesit e shpejtësisë me dy friksione zakonisht mund të funksionojnë pa probleme për më shumë se 200 mijë kilometra, nëse mirëmbahen dhe përdoren siç duhet.
Një nga zakonet që e përshpejton konsumimin e këtyre ndërruesve të shpejtësisë është mosshkelja e fortë e frenës në semafor. Nëse frena shtypet vetëm lehtë, friksioni mund të mbetet pjesërisht i aktivizuar, duke u konsumuar vazhdimisht ndërsa makina qëndron e ndalur. Zgjidhja është e thjeshtë: shtypeni frenën më fort ose përdorni funksionin Auto Hold, i cili e çaktivizon plotësisht friksionin.

Një tjetër mënyrë që e dëmton ndërruesin e shpejtësisë është lëvizja shumë e shpeshtë disa centimetra në trafik të ngadaltë, sepse sistemi detyrohet të ndizet dhe fiket vazhdimisht. Më mirë është të prisni hapësirë më të madhe dhe të lëvizni më rrjedhshëm.
Gjithashtu, ndryshimi i drejtimit (nga R në D) pa u ndalur plotësisht automjeti shkakton ngarkesë të madhe në friksione dhe çon në konsum më të shpejtë.
Ngarkesa e madhe e automjetit ose tërheqja e rimorkios, sidomos në ngjitje, rrit temperaturën dhe mund të shkaktojë mbinxehje të friksioneve dhe prishje më të shpejtë të ndërruesit të shpejtësisë.
Në nisje të ftohtë, ndërruesi i shpejtësisë ka nevojë për disa sekonda që të krijojë presion hidraulik të mjaftueshëm. Nisja e menjëhershme mund të shkaktojë konsum më të madh të pjesëve të brendshme.
Ngasja e shpeshtë në modalitet manual dhe mosndryshimi i vajit të ndërruesit të shpejtësisë në intervale të rregullta gjithashtu ndikon negativisht në jetëgjatësinë e tij. Intervalet e rekomanduara për ndërrimin e vajit zakonisht janë midis 60 mijë dhe 120 mijë km, varësisht nga modeli.
Përfundimi: me përdorim të kujdesshëm dhe mirëmbajtje të rregullt, ndërruesi i shpejtësisë me dy friksione mund të zgjasë shumë, por zakonet e gabuara të vozitjes mund t’ia shkurtojnë ndjeshëm jetën. /Telegrafi/





