Ndahet nga jeta aktori Scott Hylands, ylli i “Night Heat” dhe “Fargo”, në moshën 83-vjeçare

Magazina

Aktori kanadez, Scott Hylands, i njohur për rolet e tij në serialet Night Heat, Fargo, The X-Files dhe Supernatural, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij, Luke Hylands, përmes një postimi prekës në Instagram. Luke bëri të ditur se babai i tij u nda nga jeta të mërkurën, më […]

Madhësia e shkronjave

Aktori kanadez, Scott Hylands, i njohur për rolet e tij në serialet Night Heat, Fargo, The X-Files dhe Supernatural, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga djali i tij, Luke Hylands, përmes një postimi prekës në Instagram.

Luke bëri të ditur se babai i tij u nda nga jeta të mërkurën, më 29 korrik, ndërsa familja po përpiqet ende ta përballojë humbjen.

“Ti je heroi im i përjetshëm dhe shoku im më i mirë. Gjithmonë e përgjithmonë. Të dua. Mirupafshim babi”, shkroi ai krahas një serie fotografish familjare, shkruan DailyMail.

Scott Hylands kishte një karrierë të gjatë disa dekadash në industrinë e filmit dhe televizionit.

Ai u bë më i njohur për interpretimin e detektivit Kevin O’Brien në serialin kanadez Night Heat, ndërsa u shfaq edhe në prodhime të suksesshme si Wonder Woman, Hart to Hart, The X-Files, Supernatural dhe Fargo.

I lindur në Alberta të Kanadasë në vitin 1943, Hylands u diplomua për teatër në Universitetin e British Columbia në vitin 1964, përpara se të zhvendosej në New York për të ndjekur ëndrrën e tij në aktrim.

Më pas ai u bë një nga anëtarët e parë të American Conservatory Theater në San Francisko, ku interpretoi në shfaqje të njohura teatrore.

Vdekja e tij ka prekur familjarët, kolegët dhe fansat, të cilët e kujtojnë Scott Hylands si një aktor me talent të veçantë dhe një figurë të respektuar të ekranit. /Telegrafi/