Izraeli vazhdon me sulme në Gaza, IDF-ja thotë se eliminoi dy komandantë të Hamasit

Bota

Izraeli njofton vrasjen e dy komandantëve të Hamasit në sulme ajrore në Gaza. Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë dy anëtarë të Hamasit në sulme ajrore në Rripin e Gazës, duke i akuzuar ata për përfshirje në operacione kundër forcave izraelite. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njëri prej të vrarëve ishte Salem […]

Madhësia e shkronjave

Izraeli njofton vrasjen e dy komandantëve të Hamasit në sulme ajrore në Gaza.

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë dy anëtarë të Hamasit në sulme ajrore në Rripin e Gazës, duke i akuzuar ata për përfshirje në operacione kundër forcave izraelite.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njëri prej të vrarëve ishte Salem Jamal Abd al-Rahman Abu Labad, i përshkruar si drejtues i një njësie të forcave elitare Nukhba të Hamasit.

Ushtria izraelite tha se ai kishte marrë pjesë në sulmin ndaj kibucit Nir Oz gjatë ofensivës së 7 tetorit 2023.

Në një sulm tjetër në Gazën qendrore, sipas IDF-së, u vra Muhammad Abd al-Nasser Muhammad Khatib, i identifikuar nga ushtria si komandant i batalionit Maghazi të Hamasit.

IDF deklaroi se operacionet u kryen pavarësisht armëpushimit, pasi dy personat e goditur dyshohet se po planifikonin sulme kundër trupave izraelite.

“Sulmet ajrore precize u kryen për të larguar kërcënimin”, tha ushtria izraelite në njoftimin e saj. /Telegrafi/