Muzikanti britanik, Ross Davidson, (38-vjeçar), i njohur me emrin artistik Ross Wild dhe si ish-anëtar/vokalist i lidhur me grupin “Spandau Ballet”, është dënuar me 14 vjet burg pasi u shpall fajtor për një seri përdhunimesh dhe sulmesh seksuale ndaj gjashtë grave.
Sipas vendimit, dënimi erdhi pas dy gjykimeve që përfshinë akuza për dy raste përdhunimi, tentativë përdhunimi, tre sulme seksuale si dhe dy raste kur u kap duke filmuar gra në situata intime pa pëlqimin e tyre.

Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në periudhën gusht 2013 – dhjetor 2019.
Davidson e mohoi çdo akuzë, duke pretenduar se gjithçka ka ndodhur me pëlqim.
Megjithatë, juria e shpalli fajtor për disa vepra penale.
Prokuroria theksoi se një nga provat kryesore ishte një video ku, sipas saj, shihet momenti i përdhunimit të një viktime, ndërsa në telefonin e tij u gjetën edhe pamje të tjera me situata të ngjashme, ku ai dyshohet se i prekte gratë teksa ato flinin.
Prokurori Richard Hearnden deklaroi se regjistrimet janë bërë kur viktimat kanë qenë ‘më të pambrojtura’, në gjumë të thellë, dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të reagojnë.
Disa prej tyre, sipas raportimeve, e kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm pasi u njoftuan nga policia. /Telegrafi/





