Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kos nënvizoi vendosmërinë për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke evidentuar sfidat dhe prioritetet specifike për secilin prej tyre.
Sa larg është Mali i Zi nga anëtarësimi në BE? Flet Marta Kos
“Jemi të vendosur që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Muajt në vijim do të jenë të rëndësishëm për të përcaktuar rrugëtimin e vendeve drejt BE-së”, deklaroi ajo.
“Për Malin e Zi, fokusi do të jetë mbyllja e kapitujve të negociatave; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, vijimi i përparimit drejt Bashkimit Evropian; ndërsa për Kosovën, vazhdimi i punës për sundimin e ligjit”, vazhdoi Kos.
“Samiti i sotëm mbledh liderët e rajonit për të diskutuar të ardhmen e tyre evropiane”, përfundon ajo. /Telegrafi/
