Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për të shtunën parashikohet mot relativisht i paqëndrueshëm në Shqipëri, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

SHMU njofton se reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezentë prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit.


Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/