Mot i ftohtë me acar në mëngjes, reshje dhe erëra të forta gjatë ditës

Nacionale

<div><div><img width="640" height="351" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812448-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Mot i ftohtë me acar në mëngjes, reshje dhe erëra të forta gjatë ditës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="768" height="421" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812448-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Mot i ftohtë me acar në mëngjes, reshje dhe erëra të forta gjatë ditës" loading="lazy"></p>Sot parashihet mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, i shoqëruar me acar të fortë. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara bore ose shqote. Në orët e vona të pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, parashihet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në intervale të caktuara</div>

Madhësia e shkronjave

Sot parashihet mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, i shoqëruar me acar të fortë. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara bore ose shqote.
Në orët e vona të pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, parashihet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në intervale të caktuara dhe lokalisht, nuk përjashtohen reshje të përziera dimërore, si shi i ngrirë, shqotë dhe borë. Në Rrafshin e Dukagjinit ekziston mundësia e paraqitjes së vetëtimave dhe bubullimave.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, herë pas here e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 58 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës, me vlerat minimale që do të lëvizin nga -11 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 6 gradë Celsius.