“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë”, Monika Lubonja apel protestuesve për respekt ndaj simboleve kombëtare

Magazina

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke përcjellë një mesazh për respektimin e historisë dhe simboleve kombëtare, në prag të festave të Nëntorit. Duke iu referuar pamjeve që, sipas saj, janë të dhimbshme për t’u parë, Lubonja thekson se monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të trajtohen me respekt, mirënjohje […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke përcjellë një mesazh për respektimin e historisë dhe simboleve kombëtare, në prag të festave të Nëntorit.

Duke iu referuar pamjeve që, sipas saj, janë të dhimbshme për t’u parë, Lubonja thekson se monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të trajtohen me respekt, mirënjohje dhe krenari, pasi ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt lirisë.

Në reagimin e saj, aktorja u drejtohet protestuesve, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar është e shenjtë dhe se zëri i qytetarëve duhet dëgjuar.

Megjithatë, bën thirrje që pakënaqësitë dhe kundërshtitë të mos shprehen duke cenuar monumentet historike, të cilat nuk i përkasin një pushteti, partie apo periudhe të caktuar, por gjithë kombit.

“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë”, shkruan Lubonja, duke theksuar se respekti për figurat historike nuk lidhet me faktin nëse ato kanë qenë të pagabueshme, por me kontributin e tyre në historinë kombëtare.

Ajo kujton gjithashtu se, pavarësisht bindjeve të ndryshme dhe mospajtimeve, respekti për historinë duhet të mbetet një vlerë e përbashkët që bashkon shqiptarët.

Në fund të mesazhit, aktorja shton se nderimi i historisë nuk bëhet vetëm përmes festave dhe fjalimeve, por edhe përmes kujdesit që tregohet ndaj saj dhe trashëgimisë që u lihet brezave të ardhshëm. /Telegrafi/