Miri zgjidhet lideri i ri i shtëpisë – dërgon në nominim Brikenën, Selin, Mateon dhe Gimbon

Armir Shahini – Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi që u hap në spektaklin e së martës.

Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim.

Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin, ndërsa publiku duhet të zgjedhë se cili çift të shpëtojë.