Ministria e Bujqësisë: Janë paguar mbi 260 milionë denarë mbështetje për më shumë se 1.600 bujq

Ministria e Bujqësisë njofton se janë paguar mbi 260 milionë denarë për më shumë se 1.600 përfitues, për masa nga prodhimi bimor dhe blegtoral, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

“Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.4 për kultura kopshtarie të dorëzuara në kapacitete përpunuese – 136.450.639,00 denarë për 276 përfitues; Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8 për fruta të dorëzuara në kapacitete përpunuese – 17.058.566,00 denarë për 354 përfitues; Pagesa direkte për prodhimin e materialit vendor mbjellës të hardhisë dhe frutave – 40.319.770,00 denarë për 8 përfitues”.


“Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.1 për material faror vendor të certifikuar të prodhuar dhe të shitur nga gjenerata e parë dhe e dytë për kultura drithërore, foragjere, industriale dhe kopshtarie – 38.793.297,00 denarë për 16 përfitues; Pagesa direkte për prodhimin e materialit faror para-bazë dhe bazë për kultura drithërore – 9.774.800,00 denarë për 7 përfitues; Pagesa direkte për familje bletësh të regjistruara – 21.446.792,00 denarë për 1.021 përfitues”, thonë nga ministria.

Gjithashtu thonë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbetet e përkushtuar për zhvillimin e bujqësisë në vend.