Ministri Maqedonci takoi homologun Coaker, Kosova dhe Britania e Madhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Nacionale

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Maqedonci në një postim në Facebook bën të ditur se homologut britanik i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker.

Maqedonci në një postim në Facebook bën të ditur se homologut britanik i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.

“Diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e deritanishëm në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributin në operacionin Interflex.

Në frymën e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona mike dhe aleate, ritheksuam përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë trajnimet, zhvillimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërinë ushtarake, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e ndërkombëtar”, shkruan Maqedonci. /Telegrafi/