Kryetari i Bujanoc ka pritur në takim biznesmenin me prejardhje nga Bujanoci, Tamer Turker, i cili jeton dhe vepron në Stamboll.
Gjatë takimit është biseduar për sfidat me të cilat përballet komuna, por edhe për potencialin që ofron Bujanoci në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të reja.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e bashkëpunimit me mërgatën dhe biznesmenët shqiptarë që jetojnë jashtë vendlindjes, të cilët mund të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Sipas njoftimit, biznesmeni Tamer Turker ka shprehur gatishmëri për të kontribuar për vendin e origjinës së tij, duke vlerësuar potencialin dhe mundësitë që ofron Bujanoci.
U theksua se lidhja me mërgatën mbetet një ndër faktorët kryesorë për krijimin e partneriteteve të reja dhe për avancimin ekonomik të komunës në të ardhmen./BujanociNet/
Biznesmeni nga Stambolli viziton Bujanocin, diskutohen mundësitë për investime dhe zhvillim ekonomik
Kryetari i Bujanoc ka pritur në takim biznesmenin me prejardhje nga Bujanoci, Tamer Turker, i cili jeton dhe vepron në Stamboll.Gjatë takimit është biseduar për sfidat me të cilat përballet komuna, por edhe për potencialin që ofron Bujanoci në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të reja.Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia […]






