​Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dy palëshe

Nacionale

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar, ndodhet sot (e hënë) në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme. Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryediplomatin shqiptar Ferit Hoxha. Sipas TVKlan në Shqipëri, […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar, ndodhet sot (e hënë) në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme.

Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryediplomatin shqiptar Ferit Hoxha.

Sipas TVKlan në Shqipëri, marrëveshja përkon me disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fushën e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite.

Ministria e Jashtme izraelite thekson marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/