Miliona euro cash në fuçi 50 litërshe, dalin detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës

Nacionale

Komunikimet në SKY ECC të anëtarëve të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, të goditur të martën nga SPAK, kanë nxjerrë në dritë për hetuesit mënyra të pazakonta të fshehjes së parave cash. Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN se në një bisedë të gushtit 2020 mes vëllezërve I.A e Sh.A Aliu, i pari […]

Madhësia e shkronjave

Komunikimet në SKY ECC të anëtarëve të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, të goditur të martën nga SPAK, kanë nxjerrë në dritë për hetuesit mënyra të pazakonta të fshehjes së parave cash.

Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN se në një bisedë të gushtit 2020 mes vëllezërve I.A e Sh.A Aliu, i pari i thotë se ka në gjendje 6 milionë euro cash.

Disa ditë më vonë Sh.A i thotë se do të ketë në vijim edhe 20 milionë të tjera, ndërsa e orienton për mënyra të fshehjes së parave cash, përfshi groposjen e tyre, të futura në fuçi 50 litroshe.

SPAK ka ngritur dyshime se I.A ka marrë të paktën 30 milionë euro nga vëllai i tij Sh.A, i njohur dhe si Salvadore, të cilat i ka investuar në fushën e ndërtimit.