Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Turqisë në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
‘Dardanët’ ishin shumë të mirë në këtë pjesë duke dominuar kundërshtarin dhe duke mos lejuar shumë hapësira për të rrezikuar portën e Aro Muric.
Shenjat e para në këtë ndeshje Kosova i dha në minutën e 21-të ku pas një aksioni të bukur topi i dhuruar në zonë nga Veldin Hoxha u bllokua nga mbrojtësit turq.

Rasti më serioz për gol erdhi në minutën e 28-të kur Fisnik Asllani me një super goditje arriti ta godasë shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Vedat Muriqi nuk ia doli ta çojë topin në rrjetë.
Në rastin e vetëm në pjesën e dytë, Turqia ia doli të shënojë me anë të Kerem Akturkoglut në minutën e 53-të për rezultatin 1-0.
Kosova pati një mundësi të mirë shënimi me anë të Fisnik Asllanit, por portieri mysafir ishte në natën e tij dhe nuk lejoi që të mposhtej.
Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim./Telegrafi/






