Melania Trump mirëpret pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

Magazina

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mirëpriti të hënën, më 23 nëntor 2026, pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në Washington, duke shënuar kështu nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit. Pema mbërriti me një karrocë të tërhequr nga kuajt, në kuadër të ceremonisë tradicionale që organizohet çdo vit në rezidencën presidenciale. […]

Madhësia e shkronjave

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mirëpriti të hënën, më 23 nëntor 2026, pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në Washington, duke shënuar kështu nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit.

Pema mbërriti me një karrocë të tërhequr nga kuajt, në kuadër të ceremonisë tradicionale që organizohet çdo vit në rezidencën presidenciale.

Melania Trump iu afrua karrocës për ta parë nga afër bredhin, përpara se të përshëndeste familjen Chapman, pronarët e fermës “Silent Night Evergreens” në Wisconsin, e cila ka furnizuar Shtëpinë e Bardhë me pemën e këtij viti.

Zonja e Parë pozoi me familjen dhe shkëmbeu përshëndetje edhe me drejtuesin e karrocës.

Gjatë një bisede të shkurtër me gazetarët, ajo e cilësoi pemën si të bukur, derisa shprehu mirënjohje për familjen dhe shëndetin e saj, duke u uruar të gjithëve Krishtlindje të lumtura.

Bredhi do të vendoset dhe dekorohet në Dhomën Blu, një nga ambientet kryesore të pritjes në Shtëpinë e Bardhë, ku tradicionalisht ekspozohet pema zyrtare e Krishtlindjeve.

Mbërritja e saj shënon fillimin e dekorimeve festive në rezidencën presidenciale dhe është një traditë vjetore që vë në pah edhe punën e kultivuesve amerikanë të pemëve të Krishtlindjeve.

– YouTube www.youtube.com

Këtë vit, familja e përzgjedhur pati mundësinë të ishte e pranishme në ceremoninë e dorëzimit në Washington. /Telegrafi/