Kandidati për deputet nga AAK-ja, Mehmet Klinaku, ka rikujtuar se nesër është dita e fundit për të votuar me postë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve në mërgatë që nuk do të vijnë në Kosovë dhe ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore demokratike.
Sipas Klinakut, vota nga jashtë i shërben së mirës së vendit dhe forcon lidhjen e mërgatës me vendlindjen.
Afati i fundit për dërgimin e zarfit me fletëvotim është 27 dhjetor 2025, ndërsa ai theksoi se çdo votë nga jashtë ka rëndësi dhe se do të jetë gjithmonë krah qytetarëve dhe vendit.





















