Ballina Nacionale Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një...

Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi

3

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një gyp i ujit në Fushë Kosovë.
Si pasojë e kësaj, një pjesë e zonës në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor ka mbetur pa ujë.
Ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë me dije se ekipet teknike të saj ndodhen në teren dhe po punojnë për ta sanuar problemin.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje e përkohshme”, thuhet në njoftim,