Mbështetja për Osmanin, një tjetër dorëheqje vjen nga GUXO

Pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit, një tjetër anëtar i Partisë GUXO ka vendosur të tërhiqet nga aktiviteti politik në këtë subjekt. Bëhet fjalë për anëtarin e kryesisë, Kujtim Hajdaj i cili ka njoftuar sot vendimin e tij përmes një postimi publik në rrjetin social.

Hajdaj ka theksuar se arsye kryesore për këtë vendim është mbështetja e tij për Vjosa Osmani si Presidente, si dhe disa rrethana të tjera brenda udhëheqjes së partisë.

“Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si kordinator i saj jashtë Kosovës”, ka shkruar Hajdaj.

"Thirrjet për pushkatim ndaj Osmanit" – jep dorëheqje nga Guxo, Haxhi Avdyli