Manuel Neuer thyen rekordin e madh të Bayernit në Bundesliga

Sport

Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEWA Arena, me ndeshjen që nisi nga ora 15:30. Pas publikimit të formacionit titullar të Bayern Munichut, Manuel Neuer u pa në portë dhe numri 1 i Bavarezëve po vendos një rekord të ri klubit. Me 40 […]

Madhësia e shkronjave

Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEWA Arena, me ndeshjen që nisi nga ora 15:30.

Pas publikimit të formacionit titullar të Bayern Munichut, Manuel Neuer u pa në portë dhe numri 1 i Bavarezëve po vendos një rekord të ri klubit.

Me 40 vjeç e 225 ditë, Neuer bëhet lojtari më i vjetër i Bundesligës në historinë e FC Bayern Munich.

Me këtë paraqitje, Neuer ka tejkaluar ish-portierin e Bavarezëve, Bernd Dreher, i cili e mbante deri tani rekordin me 40 vjet e 198 ditë.

Kjo gjithashtu e bën Neuerin portierin e tretë më të vjetër në historinë e Bundesligës, pas Uli Stein (42 vjeç, 170 ditë) dhe Toni Schumacher (42 vjeç, 73 ditë). /Telegrafi/

Komentet