Lufta në Iran rrit çmimet në Europ – Nafta në Gjermani afrohet 2 euro për litër

Tensionet dhe përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme po reflektohen drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve evropianë. Çmimet e karburantit në Gjermani kanë arritur nivele alarmante, duke prekur pragun psikologjik prej 2 euro për litër.
Një fotografi e siguruar nga një qytetar në një pikë karburanti të kompanisë Esso tregon qartë rritjen e çmimeve:
Diesel: 1,999 € / litër
Super E10: 1,999 € / litër
Super: 2,059 € / litër
Supreme+: 2,179 € / litër
Erdgas: 1,499 €
Siç shihet në tabelë, disa lloje benzine e kanë kaluar tashmë kufirin prej 2 eurosh, ndërsa nafta është në prag të këtij niveli.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet vazhdojnë dhe furnizimi global me naftë përballet me pengesa, çmimet mund të rriten edhe më tej në ditët në vijim.
Rritja e çmimeve po shkakton shqetësim te qytetarët dhe bizneset, ndërsa tregjet energjetike mbeten të paqëndrueshme për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.