Luan Aliu takon kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, diskutohet për nevojat dhe sfidat e komunitetit

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar një takim në Gjilan së bashku me profesor Blerim Hazirin, ku janë pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame në këtë qytet, efendi Naim Aliu, dhe kryesia e tij, në objektin historik të institucionit.
Gjatë takimit u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme.
Aliu vlerësoi lart rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame e Kosovës në çlirimin e vendit, si dhe angazhimin e saj në aktivitete humane dhe shoqërore në nivel të gjerë.