Lottie Moss ishte në qendër të vëmendjes në festën verore të Premier Model Management, e mbajtur në Londër, ku u shfaq me një paraqitje të guximshme që nuk kaloi pa u vënë re.
Modelja 28-vjeçare zgjodhi një kostum të zi transparent me dantella, të kombinuar me taka të zeza, ndërsa aksesorët i mbajti në minimum, duke lënë që veshja të ishte elementi kryesor i paraqitjes së saj.

Eventi tradicional, i organizuar vetëm me ftesa, mblodhi modele, stilistë dhe emra të njohur të industrisë së modës, shkruan DailyMail.
Lottie, e cila gjatë karrierës së saj ka pozuar për revista prestigjioze si Vogue Paris dhe Elle, si dhe ka ecur në pasarela për marka luksoze si Chanel dhe Sonia Rykiel, duket se po zgjeron aktivitetin e saj edhe përtej modës.
Sipas agjencisë së saj, ajo po përgatit një podcast të ri, projekte televizive dhe një sipërmarrje biznesi.
Dalja e saj vjen pak kohë pasi bëri publike lidhjen me partnerin e ri, Themy Kalaitzis.
Çifti është shfaqur së fundmi në disa evente në Londër, ndërsa Lottie nuk ka hezituar të ndajë edhe momente nga romanca e tyre në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. /Telegrafi/





