Anëtarja e grupit të njohur BLACKPINK, Lisa Manoban, ka nxitur zëra se mund t’i ketë dhënë fund në heshtje lidhjes së saj me të dashurin miliarder, Frédéric Arnault.
Prej disa muajsh kanë qarkulluar thashetheme se ylli 29-vjeçar i “The White Lotus” është ndarë nga trashëgimtari francez i LVMH-s, 31 vjeç, pasi ai nuk u pa i pranishëm në festën e ditëlindjes së saj në mars.
Tani, revista Vanity Fair ka lënë të kuptohet më tej për një ndarje të mundshme në një artikull mbi Lisa-n, duke shkruar se dyshja “duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre”.
Në artikull gjithashtu thuhet se ekipit të intervistës i ishte ndaluar të bënte pyetje rreth jetës personale apo marrëdhënies së saj.
Edhe pse këngëtarja K-pop nuk pranoi të fliste në detaje, ajo u emocionua kur u pyet nëse ka qenë ndonjëherë “ajo që ka thyer zemra në të kaluarën”.
“Jo,” u përgjigj ajo e habitur. “Unë jam ajo që jam lënduar më shumë. Mendoj se kam përjetuar shumë herë thyerje zemre.”
Ajo u pa dukshëm e emocionuar dhe nuk arriti ta përfundonte mendimin, duke bërë që intervistuesi të ndryshonte temën.
Lisa dhe Frédéric filluan lidhjen rreth vitit 2022, por çifti gjithmonë ka qenë i kujdesshëm për ta mbajtur jetën e tyre private larg vëmendjes së publikut.
Ata bënë vetëm një paraqitje shumë të rrallë publike në vitin 2024, në një event të TAG Heuer dhe Formula 1 në Miami.
Frédéric, i cili është djali i një prej njerëzve më të pasur në botë, Bernard Arnault, në atë kohë ishte CEO i LVMH Watches, kompani që zotëron markën TAG Heuer.
Më vonë ai u bë CEO i markës italiane të modës luksoze dhe kasmirit, Loro Piana.
Babai i tij, Bernard Arnault, është CEO i grupit gjigant LVMH, i cili zotëron disa nga markat më të mëdha luksoze në botë, përfshirë Louis Vuitton, Moët & Chandon, Fendi, Guerlain dhe Fenty Beauty.





