Lideri i ri i Iranit pritet të jetë djali i Ajatollah Khameneit

Irani ka lënë të kuptohet se ka zgjedhur djalin e Ajatollah Ali Khameneit të vrarë si pasardhës të tij.

“Emri i Khameneit si udhëheqës i Iranit do të vazhdojë", ka deklaruar një anëtar i asamblesë së ekspertëve.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar, ka qenë një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë.

Kjo vjen pas raportimeve të mëparshme që sugjeronin se ishte zgjedhur një udhëheqës i ri suprem, por ende pa konfirmim zyrtar.

Trump: Liderit të ri të Iranit nuk do t'i zgjasë shumë