Vargje kushtuar figurës madhore të mendimit dhe kulturës shqiptare, ku fjala poetike shndërrohet në kujtesë, nderim dhe përjetësi
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja ka prekur thellë mbarë hapësirën shqiptare, duke nxitur reagime të shumta nga qarqet akademike, letrare, artistike dhe publike. Humbja e tij shihet si largimi i një prej figurave më qendrore të letërsisë, kritikës dhe mendimit kombëtar shqiptar, një personalitet që me veprën dhe qëndrimet e tij ndikoi fuqishëm në jetën kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve.
Kantautori i mirënjohur Ilir Shaqiri ka zgjedhur artin si formë nderimi dhe përmes poezisë “Vuthaj” sjell një homazh të ndjerë me ngarkesë të lartë simbolike. Kjo poezi tejkalon kufijtë e elegjisë së zakonshme dhe shndërrohet në një akt kujtese kolektive për figurën e akademikut.
Në vargjet e saj, vendlindja, natyra, historia dhe kujtesa ndërthuren në mënyrë organike. Vuthaj paraqitet jo vetëm si hapësirë gjeografike, por si truall shpirtëror ku lindin urtësia, qëndresa dhe vizioni. Përmes figurave poetike si “gurët flasin me gurra” dhe “majëmalet me burra”, autori e lidh figurën e Rexhep Qosja me madhështinë e natyrës dhe me frymën historike të maleve shqiptare.

Një nga kulmet semantike të poezisë është vargu: “Po shkruan Rexha…, mbi lëkurën e dheut që dridhet!”, ku akti krijues paraqitet si forcë që prek historinë dhe ndërgjegjen kombëtare. Po aq domethënës është edhe motivi i “metrikës së ecjeve tona”, përmes të cilit Rexhep Qosja shfaqet si orientues i rrugëtimit kulturor e kombëtar.
Përmes gjuhës së pasur figurative dhe ndjeshmërisë artistike, kantautori Ilir Shaqiri sjell bindjen se figura të tilla nuk largohen kurrë. Ato mbeten të gjalla në vepër, në kujtesë dhe në ndërgjegjen historike të kombit.
Lidhur me retë -puthur nga lulet!Aty ku gurët flasin me gurra,majëmalet me burra!Aty ku toka nektarin nga fara,e dielli përkuletmbi jastëkët e borës,mbi djepësit e vet,përthinje yjeshvarreve të bardha!
Hëna pehatet në barkun e natës…Më e bukura balerinëe përbujtur luginës…E përnatshmja jetësoreme sytë e diellitlëvaret dritareve,përhiron mollët e vajzave,përsysh perishanet e nuseve.Moshëthyer i duket vetjatek përralliset pellgoreveduke pirë ujë në kërthizën e lumit,nënkresë i bëhen brigjet,e pagjumëveshtinë!Tepër e bukur për t’i besuartë gjallëtmë të gjallë se jetatek nanurisin porosinë:Ndiq të parët – të mbarët,gjatësisht e gjatë,margjënorballëlart!
Trofetë qiellzojnë bukurinëme kënaqësinë e dhimbjes!
Viganor – pallëlarë,ves ballnike virtyt ballaballë!
Ata që jemi nerri atjeku plaket bora,atje ku zanat vekojnë nusërinë,andej nga shkojnë furtunate malet rrinë!
Fol, o Mal,më bardh se bora jotenëna e kishte zemrënedhe shaminë!Vuthaj – valomë kujtesemes kataraktesh paratrojane.
Aty muza të merr për dorenë sheshin e shijeve ndryshore,ku gëzimi i dorëzohet guximite mendjet sundon e vërteta!
Aty ku tridhjetë e gjashtë germadihasin nga dritëhedhja e siturme gjashtë sita +,nën kërcitjen e gishtërinjvesi arra të fortaormisjeve të pafundme…Çejz mbi krahët e fluturaveku përhimnohet e bukura!
Sakaq, ndrydhen retë,të vetmet që nuk u marrin leje maleve,argalisur derdhin urdhrin e ripërtëritjesmbi gjethet pëllëmbore,prelud i 1001 harkorëve vjenezëmbi qilim – shpirtin e pambuluartë luginës!
Vals verorpër afshzjarrtët që duan shidhe pak ormi!
Psherëtimat e pleqvengrohen pranë vatrës…Kohë për t’i kujtuarato që kemi thënë,ato që po themi sot,domethëniendhe domosdonë e tyre.E nesërmja duhet të na gjejë pa gabime!
Osmozë borepër orëmirët e historisë,që lajnë sytë te krojet e bardha,tek kuvendojnë,këndojnëe vuthzojnë ëndshëmnën tingujt e prushtëajërflladitës.
Suitë valëzimi,Kantatë e maleve,Simfoni e livadheve,Baladë e të rënëve,Vajazan i të gjallëve!
Vuthaj – vatër që ngroh fatetpër rrugëgjatët…
Aty saktësohet metrika e ecjeve tona!Aritmetikë përpjesëtimesh hapmëdhapër ata që shtohene mezi bashkohen.Qartësisht e qartëqëndisen në kartëata që ishin,ata që janë,ata që do të vijnë,ata që mbi jetën patën,kanë dhe do ta kenëShqipërinë!
Zëlartët mrizojnë puhishëm…… qetësi…!?Po shkruan Rexha…,mbi lëkurën e dheut që dridhet!Lidhur me retë,puthur nga lulet…Vuthaj – behar i urtësisë,ku dielli përkulet!




