Kushtrim Sadiku prezanton Beqë Cufajn si pjesë të ekipit të Kanal 10

Nacionale

<div><div><img width="640" height="627" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807330-attachment-1024x1003.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kushtrim Sadiku prezanton Beqë Cufajn si pjesë të ekipit të Kanal 10" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1536" height="1505" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807330-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kushtrim Sadiku prezanton Beqë Cufajn si pjesë të ekipit të Kanal 10"></p>Moderatori i emisionit “Politiko” në Kanal 10, Kushtrim Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga sot e tutje televizionit të gazetarëve, Kanal 10 i bashkangjitet shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Beqë Cufaj. Sadiku i uroi mirëseardhje Cufajt duke thënë se një kohë kanë bashkëpunuar në disa etapa të ndryshme në Gazetari.</div>

Madhësia e shkronjave

Moderatori i emisionit “Politiko” në Kanal 10, Kushtrim Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga sot e tutje televizionit të gazetarëve, Kanal 10 i bashkangjitet shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Beqë Cufaj.
Sadiku i uroi mirëseardhje Cufajt duke thënë se një kohë kanë bashkëpunuar në disa etapa të ndryshme në Gazetari. Ai gjithashtu u shpreh i lumtur për ardhjen e Cufajt në periudhën më të rëndësishme për Kosovën.
“Miresevjen Beqe Cufaj! Nga sonte e tutje, televizionit te gazetareve Kanal 10, i bashkangjitet shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Beqe Cufaj. Me diplomatin Cufaj kemi bashkepunuar suksesshem ne disa etapa te ndryshme ne fushen gazetareske. I gezohem shume ardhjes se tij ne kete periudhe te rendesishme per Kosoven.”, shtoi tutje Sadiku.
Sadiku tha se përvoja publicistike e Cufajt në mediat gjermanofolëse dhe eksperienca e tij në diplomaci janë vlera të larta dhe se ato formojnë profilin e tij. Ai gjithashtu theksoi se bashkimi i tij në televizionin e gazetarëve, është një vlerë e shtuar për Kanalin 10.
“Na shkoftë mbarë!”, është shprehur tutje Sadiku./Gazeta10
Postimi i plotë i Sadikut: