Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

Nacionale

Shqipëria të enjten do të ketë të njëjtat kushte meteorologjike me ditët e fundit. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të enjten do të ketë të njëjtat kushte meteorologjike me ditët e fundit.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /tch/