Kurti urohet nga zyrtari shtetëror gjerman, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

<div><div><img width="544" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821442-kurti-urohet-nga-zyrtari-shteteror-gjerman-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-fu698f990cc19f7.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-urohet-nga-zyrtari-shteteror-gjerman,-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-fusha-te-ndryshme" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="544" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821442-kurti-urohet-nga-zyrtari-shteteror-gjerman-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-fu698f990cc19f7.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-urohet-nga-zyrtari-shteteror-gjerman,-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-fusha-te-ndryshme"></p>Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke. Sipas komunikatës për media, Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar, u theksua</div>

Nacionale
Reklame

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke.
Sipas komunikatës për media, Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar, u theksua “zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë”, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.
“U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme”, theksohet në njoftim.