Kurti takohet me sekretarin gjerman të shtetit, flitet për zhvillimin ekonomik

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821428-kurti-takohet-me-sekretarin-gjerman-te-shtetit-flitet-per-zhvillimin-ekonomik.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-takohet-me-sekretarin-gjerman-te-shtetit,-flitet-per-zhvillimin-ekonomik" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821428-kurti-takohet-me-sekretarin-gjerman-te-shtetit-flitet-per-zhvillimin-ekonomik.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-takohet-me-sekretarin-gjerman-te-shtetit,-flitet-per-zhvillimin-ekonomik" loading="lazy"></p>Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke. Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re. Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi</div>

Madhësia e shkronjave

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke.
Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re.
Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.
U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme.

Si e vlerësoni këtë lajm?