Kurti shkon te Osmani për ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë

<div><div><img width="640" height="424" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/albin-vjosa-1024x679.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1099" height="729" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/albin-vjosa.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë Kurti 3. Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net. Pak më herët, kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi se i ka dorëzuar Presidentes […]</div>

Nacionale
Reklame

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë Kurti 3.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net.
Pak më herët, kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi se i ka dorëzuar Presidentes propozimin për caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Nagavci theksoi se propozimi është bërë në cilësinë e saj zyrtare në parti, duke shtuar se ky veprim bazohet në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci.
Pas marrjes së mandatit nga Presidentja, sonte pritet votimi i Qeverisë Kurti 3.