Kryetari i Komunës së Bujanocit pret ministren Snežana Paunović, diskutohet për projektet zhvillimore dhe furnizimin me ujë

LAJME

n Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunović, ku është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e pushtetit lokal, shkruan BujanociNet. nnnn Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë trajtuar bashkëpunimin ndërmjet ministrisë dhe komunës së Bujanocit, sfidat me […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunović, ku është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e pushtetit lokal, shkruan BujanociNet.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë trajtuar bashkëpunimin ndërmjet ministrisë dhe komunës së Bujanocit, sfidat me të cilat përballet administrata lokale, si dhe mundësitë për mbështetje në realizimin e projekteve zhvillimore në këtë komunë.

Lexo edhe nga LAJME
39230-462×1024-1

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte projekti për furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas kryetarit Pajaziti, ministrja Paunović ka shprehur gatishmërinë dhe ka premtuar mbështetje për financimin e projekteve që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e Bujanocit.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, forcimin e kapaciteteve të administratës lokale dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës në komunë./BujanociNet/