Kryeministri i Katarit, Al-Thani: 7 Tetori ishte masakër në Izrael, Netanyahu është kriminel lufte

Bota

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, por ka kritikuar ashpër mënyrën se si Izraeli është përgjigjur në Gaza. Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Al-Thani tha se “nuk ka dyshim” se ngjarjet e 7 Tetorit ishin një masakër dhe se përgjegjësit duhet […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, por ka kritikuar ashpër mënyrën se si Izraeli është përgjigjur në Gaza.

Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Al-Thani tha se “nuk ka dyshim” se ngjarjet e 7 Tetorit ishin një masakër dhe se përgjegjësit duhet të japin llogari.

“Por kur shohim reagimin ndaj 7 Tetorit, me më shumë se 70 mijë njerëz të vrarë, një qytet të tërë të fshirë nga harta, spitale dhe shkolla të sulmuara – pavarësisht justifikimeve dhe argumenteve, asgjë nuk e justifikon këtë”, tha ai.

I pyetur drejtpërdrejt nga Morgan nëse e konsideron kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu kriminel lufte, Al-Thani u përgjigj “Sigurisht”.

“Ajo që po kryhet në Gaza përbën krime lufte dhe kushdo që është përgjegjës për këtë është kriminel lufte”, tha kryeministri i Katarit.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur lufta në Gaza dhe përgjegjësia për veprimet e palëve vazhdojnë të jenë në qendër të kritikave ndërkombëtare.

Netanyahu, ndërkohë, ka mohuar akuzat për krime lufte dhe gjenocid, duke mbrojtur veprimet ushtarake të Izraelit.

Al-Thani ka qenë gjithashtu i përfshirë në përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për Gazën. Ditët e fundit, ai e ka akuzuar qeverinë e Netanyahut se po pengon përparimin e një plani paqeje të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/