Kremrat kundër diellit janë të domosdoshëm? Ky është sqarimi i dermatologes Rejhane Bislimi-Berisha

Mbrojtja nga rrezet e diellit është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe për parandalimin e dëmtimeve afatgjata.

Kështu tha gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hosopital, dermatologia Rejhane Bislmi-Berisha.

Bislimi-Berisha tha se mbrojtja nga rrezet ultraviolet është thelbësore për të parandaluar dëmtimet e lëkurës, plakjen e parakohshme dhe probleme të tjera dermatologjike.