Ballina Magazina “Krejt trupi po me dridhet’ Xheneta Fetahu shfaqet e frikësuar pas tërmetit...

“Krejt trupi po me dridhet’ Xheneta Fetahu shfaqet e frikësuar pas tërmetit në Kosovë

0

Pas tërmetit që u ndje sonte në disa pjesë të Kosovës, Xheneta Fetahu ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur frikën dhe shqetësimin e saj.
Ajo publikoi një “story” në Instagram, ku shfaqet e tronditur dhe tregon se tërmeti e ka zgjuar nga gjumi.
Sipas saj, lëkundjet kanë qenë mjaft të forta sa t’i shkaktojnë frikë dhe reagim të menjëhershëm.
“Më është dridhur komplet trupi,” ka shkruar Fetahu, duke pyetur ndjekësit nëse duhet të qëndrojë brenda shtëpisë apo të dalë jashtë.

Tërmeti ka shkaktuar panik te shumë qytetarë, të cilët kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Reklama
- Reklamë -