Konjufca: Le ta propozojnë, po pra edhe Vjosa Osmanin ose kënddo që dëshirojnë, unë vetë kam me votu

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje për president, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga partitë opozitare që të nxjerrin një kandidat të tyre, duke thënë se nëse ato nuk propozojnë asnjë emër, atëherë po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve.
Ai tha se opozita duhet të propozojë një kandidat për president, duke përmendur se mund të jetë edhe Vjosa Osmani, dhe se ai vetë do ta votonte një emër të tillë për të shmangur zgjedhjet.
Ai u shpreh se nëse opozita propozon një kandidat tjetër, madje edhe ai vetë mund ta mbështesë për të shmangur zgjedhjet, duke shtuar se ka shumë persona të përgatitur për këtë post.
“Po Vetëvendosja tok t’ban nganjëherë. Ishte propozim i Vetëvendosjes edhe  tash ecim përpara. Duhet ta bëjë edhe më së miri, versioni më i mirë është që edhe opozita ta bëjë propozimin e vet. Mendoj që pyetja që po mungon këto dy-tri ditë, bile mbase nuk po e bëjnë gazetarët, qe unë po e bëj këtë pyetje: partitë politike PDK-ja dhe LDK-ja marrë mendja se duhet të përcaktohen, nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kënd do ta votini? Për besë nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj. Atë tjetrin në vend teme. Po askush nuk po propozon. As PDK-ja, as LDK-ja. Jam shumë kureshtar me ditë kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk jam unë, edhe Vetëvendosja do ta votonte për mos me shku në zgjedhje. Po duhet me nxjerrë një emër ata, për me na tregu kush është ai nëse nuk bëni i Vetëvendosjes. Nuk e bëjmë, nuk e bëjmë sepse duhet ta propozojë opozita. Atëherë do të shohim, do të vazhdojmë sipas procedurave. Po pse e kemi lënë është që opozita ta propozojë një, ne tonin, dhe pastaj të vazhdojmë. Po nga dy herë i ka taku kryeministri Kurti liderët e partive opozitare. Natyrisht që ua ka kërku mbështetjen. Nëse nuk e kemi mbështetjen, nëse nuk e kemi mbështetjen, ata duhet të dalin me emrat e tyre. Unë nuk e përjashtoj, ka shumë njerëz më të mirë se unë. Ka shumë njerëz më të përgatitur se unë”, tha ai.
Ai tha se mund ta përopzojën kë të duan, qoftë edhe Vjosa Osmani.
“Le ta propozojnë ata njëherë, po le ta propozojnë. Po pra, Vjosa Osmanin nëse ose kënddo që dëshirojnë. Edhe unë vetë kam me votu. Po ata nuk po dojnë me propozu. Dhe unë konsideroj që nëse nuk e propozojnë nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe një neutral le ta gjejmë, atëherë kjo është përcaktim i qartë për me shku në zgjedhje nga ana e opozitës. Jo nga ana jonë”, tha ai.